AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 19:10

Kryemadhi: Saimir Tahiri, hallka që lidh Ramën me krimin e organizuar

Kryemadhi: Saimir Tahiri, hallka që lidh Ramën me krimin e organizuar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në konferencën e saj për shtyp tha se “Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin e organizuar. Janë hallkat e krimit të organizuar, por dhe hallkat e oligarkëve, të cilët me bekimin e Edi Ramës pastrojnë paratë e bandave, krimit të organizuar dhe trafikantëve”.

“Jam sot përpara jush, ku krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe situata është nga më të rëndat që ka përjetuar ndonjëherë Shqipëria.

Çdo qytetar i ri dhe e re; burrë dhe grua, ndihen sot më të rrezikuar se kurrë në vendin e tyre.

Shteti i kriminalizuar i Kryeministrit Edi Rama ka kompromentuar, tashmë rëndë rolin e Policisë, por jo vetëm të saj, edhe të politikës shqiptare.

Përpara këtij momenti tepër të vështirë, të gjithë qytetarët janë bashkë dhe nuk kanë asnjë dallim mes tyre, pasi tani të gjithë janë të rrezikuar.

LSI është pjesë e qytetarëve të bashkuar kundër bandave dhe krimit. Do t’u shërbej deri në fund vullnetit, për një Shqipëri pa kriminelë në rrugë dhe në pushtet.

Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin e organizuar, por ka ende edhe shumë hallka të tjera, të cilat lidhin Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë me krimin e organizuar. Janë hallkat e krimit të organizuar, por dhe hallkat e oligarkëve, të cilët me bekimin e Edi Ramës pastrojnë paratë e bandave, krimit të organizuar dhe trafikantëve”, tha kryetarja e LSI-së.