TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish- shefi i shërbimit informativ, Fatos Klosi, i ftuar në emisonin "Studio e Hapur" në News 24, ka folur për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës. Sipas Klosit deri tani në media po qarkullojnë letra hetuesie, që nuk mund të merren si të vërteta.
"Jemi në kuadrin e luftës politike. Gjëra që janë nëpër letra hetuesie merren sit ë vërteta."
Klosi tha se nuk e kupton dot se si kriminelët flasin kaq lirshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për një lidhje të supozuar mes tyre dhe ministrit të brendshëm të asaj kohe, Tahiri.
Klosi u shpreh se nuk është serioze që në media publikohen informacione të pavërtetuara dhe se autoritetet italiane nuk janë perëndia.
"Këto janë manovra politike shumë të thjeshta dhe është gjynah që populli të ushqehet me këto", tha Klosi.
/TPZ.AL/