AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 20:56

“Bubushi” Habilaj, byzylykë me diamante dhe Rolex 6000 euro

Në dosjen e plotë të autoriteteve italiane prej 416 faqesh të publikuar nga kryedemokrati Lulzim Basha në faqen zyrtare të Partisë Demokratike është dhe biseda mes dy trafikantëve Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj. Nokfa e Moisi Habilajt në përgjimet e policisë italiane është “Bubushi”, ndërsa e Sabaudin Çelajt është “xhaxhai” (zio).

Përgjimi numër 558, ora 12:05, datë 16.12.2013

Në orën 12:14 Moisi hynë në makinë dhe i thotë Sabit që ka marrë dy byzylukë, për gruan e Saimirit dhe një për nënën e tij dhe e pyet sesa kanë kushtuar.

Moisi: shumë

Sabi: 1000 euro?

Moisi: sa?

Sabi: 2000

***

Përgjimi numër 559, ora 12:15, datë 16.12.2013

Vazhdon biseda nga ajo e mëparshme 558

Në makinë janë Moisi Habilaj (M) dhe Sabaudin Çelaj (S)

S: 500

M: 700... shkofsh në djall... 10.000 lek pa 1000 (ka qëllim të thotë për 9000)

S: kaq solle të githa?

M: kisha sjellë 20

S: 10 për të gjitha ato?

M: 2 byzylykë

S: 2000 euro

M: 9000 euro... ishin 18 (do të thotë 18.000) dhe bëri për gjysmë

S: ia dhe kesh në dorë?

M: po

S: nuk është si kishte... apo diçka?

M: jo... ajo përballë Gjykatës

Moisiu thotë se një nga byzylykët me diamante gruas dhe një nënës me një çmim 4000 euro. Moisu tregon çertifikatat që bizhuterive që ka blerë dhe t’i ruajnë dhe në rast se ia vjedhin duhet bërë denocim dhe t’i rijapin. Sabi i thote se i dhanë 20.000 lek (20.000 euro) në total.  Moisiu thotë që t’u japin nga 2000 euro personave për festat dhe të mbajnë nga 5000 euro për kokë për vitin e ri. Dani thotë që t’i japin 500 Danit  (Maridian Sulajt) pasi paratë e udhëtimit i kanë, por nuk kanë asgjë për vitin e ri.

....

Të dy flasin se cilën rrugë të marrin. Moisiu thotë se kishte parë një Rolex të bukur që kushtonte 6000 euro dhe se herën tjetër dëshironte ta merrte për veten dhe i thotë se paratë duhen shpenzuar, pasi problemet nuk mbarojnë kurrë.