AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 19:49

Përgjimet në dosjen “Habilaj”: Saimirit nuk i mjaftojnë 20 milionë euro

Në dosjen e plotë të autoriteteve italiane prej 416 faqesh të publikuar nga kryedemokrati Lulzim Basha në faqen zyrtare të Partisë Demokratike është dhe biseda mes dy trafikantëve Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj që përmendin ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe shumën prej 30 mijë eurosh që ai duhet të marrë nga “kushëririi 10-të”.

 

Përgjimet në makinën Fiat Bravo, targa DG826NA, në pronësi të Habilajt, ora 12.30 i datës 16.12.2013

Teksa makina është në ecje në bord ndodhen Moisi Habilaj dhe Sabaudin Celaj, i njohur si Sabi.

Moisiu: Do ketë gjetur ndonjë gjë Pippo

Sabi: ...po pse e marrin në punë këta?

Moisi: eh..ka dhe një magazinë të vogël këtu

Sabi: po..aty ka një frigorifer të madh

Moisi: ..hera e fundit që e kanë ngarkuar... hera e fundit...

Sabi: ..ehh...po

Moisi: ..shkojmë të marrim ndonjë kostum të përshtatshëm e të mirë për ne

Sabi: ..jo jo...a jemi kushërinj apo ça (qeshin të dy)...sa na kanë mbetur?...1000 euro?...i harxhojmë edhe ato..dua të marr diçka për Artanin

Moisiu: ...po jo më, se kemi para...a do të marr ndonjë gjë për ty?

Sabi: ...ndonjë veshje serioze

Të dy flasin për një njeri me pushtet me emrin “Saimir Tahiri (deputet në Shqipëri), njeri i polikës. Moisi Habilaj thotë “ka më shumë se ne ai”. Ndërsa Sabi replikon duke thënë “Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës dhe pozicionit) por që nuk beson se ka më shumë para se ata. Moisiu thotë se Saimir në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro në muaj. Ndërsa Sabi thotë se ai këto para i ka humbur në fushatën elektorale.

Moisiu thotë që atij (Saimirit) nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale. Sabi thotë që ai ka thënë se për nipin e tij mjaftojnë 10 mijë euro në muaj për “punën” që bën dhe thotë që “ai do të na hynte në punë, por ky nipi është një tip i keq”. Moisiu i thotë që “nuk i intereson nëse është tip i keq apo jo”. Sabi i thotë që “e rëndësishme është që të mos i bëjë pyetje dhe të mos përmendë emra dhe se akoma më me rëndësi është të mos i dalë emri që i dhanë paratë atij”. Moisiu i thotë që “jo, dhe se nuk beson se do të ndodhë”. Sabi përsërit që ka frikë se mos nipi flet me të tjerë që i ka dhënë para atij (përmend emrin e Saimirit)

Biseda në orën 12:38:10

Sabi: ...do dyfishin...

Moisiu: ...ai nuk është dikush që kërkon debat, që të merret me diskutime për shumën...në fakt ai i mendonte thasët me 20...

Biseda në orën 12:41:10

Moisiu: ...dhe për paketim duhen përmasat 5×5

Sabi: ...i bëjmë nga 5 kg, se i presojmë pastaj

Moisiu: ...i bëjmë nga 20

Biseda në orën 12:48:40

Sabi: ...më pas shkoj unë vetëm tek karburanti (përmend emrin e grekut Sebastiano)...do i them që do vijmë...por nesër (përgjim i pazbardhur)...do e vendosim në garazh

Moisiu: Çfarë do bëjmë sot?

Sabi: (përgjim i pazbardhur)...do shkojmë...

Në dosje, autoritetet italiane, referuar përgjimeve të trafikantëve, flasin për “një njeri të pushtetshëm të quajtur Saimir Tahiri, një njeri të politikës që fiton mbi 5 milionë euro në muaj”.

Në një tjetër bisedë mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, të datës 2 mars 2014, përmendet sërish Saimir Tahiri. Ata përmendin disa shuma për të cilat i detyrohen Saimirit (duke aluduar për kushëririn e tij Saimir Bashkim Tahirin, ministër i Brendshëm në Shqipëri).

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë... 72 janë të atij në Fier, 20 te Arsenit, 170 mijë lek ... hiq dhe ato të shtetit që janë ...”, shkruhet në dosje.