TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë për herë të dytë gjatë ditës së sotme, në konferencë për shtyp, për të akuzuar Saimir Tahirin.
Basha tha se opozita e ka denoncuar Tahirin 1400 herë, ndërsa Rama e ka mbrojtur 1400 herë.
"Narkotrafikantët kanë kontribuar miliona euro për fushatën e Edi Ramës. Partia Demokratike e ka denoncuar Tahirin 1400 herë"
Basha tha se Edi Rama i ka dalë në mbrojtje për vite me rradhë Tahirit sepse e ka patur bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, por sot e shiti atë për të shpëtuar lëkurën e tij.
"Sot, Edi Rama e shiti Saimir Tahirin, vetëm për të shpëtuar lëkuren tij. Tahiri ka qenë ndërmjetësi i Edi Ramës me Habilajt dhe Shullazin." u shpreh Basha.
Krye-opozitari tha se fakte tronditëse do të dalin në ditët në vijim për ministra të tjerë të Edi Ramës. /TPZ.AL/