AKTUALITET, 7 Tetor 2017, 15:41

 Ja si i përgjigjet Ilir Meta Edi Ramës

Pas deklaratave të Edi Ramës mbi institucionet që kanë qënë në drejtimin e LSI-së, ish kreu i kësaj partie aktualisht President i Republikës është shfaqur “i armatosur deri në dhëmbë”. Nëpërmjet disa fotove të hedhura nga bashkpunëtor të tij të ngushtë Ilir Meta shfaqet me pistoletë në dorë duke bërë qitje në një poligon qitjeje. Fotot janë bërë publike nga njeriu i tij i afërt, analisti dhe eksperti i sigurisë, Ilir Kulla. 

Miku i Presidentit shkruan në Facebook se Meta ka marrë 10 në qitje, ndërsa ai vetë notën 9. Ndoshta është rasti, por publikimi i fotove të Metës me pistoletë në dorë vjen pak pas Asamblesë së PS-së, ku Rama hodhi jo pak akuza ndaj LSI-së, partisë së themeluar nga Meta. Me siguri ky i fundit ka dashur edhe njëherë të demonstrojë ‘forcën’, por kësaj here duke guxuar edhe me armë në dorë. Sinjal më të qartë se lufta politike po bëhet e nxehtë nuk ka.