AKTUALITET, 30 Shtator 2017, 19:07

Përfshihen nga flakët depot e ushtrisë në Shkozet, dëme materiale

Përfshihen nga flakët depot e ushtrisë në Shkozet, dëme

Orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar për një zjarr, në depot kryesore të ushtrisë në Shkozet, Durrës.

Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, pranë rezervave të ushtrisë, në lagjen 14.

Zjarri në një prej objekteve ushtarake të rëndësisë së veçantë, u konstatua fillimisht nga një banor i zonës, i cili  menjëherë ka njoftuar rojet e repartit 4006, zona e depove për import-eksportin.

Sipas burimeve në vendngjarje, bëhet e ditur se flakët kanë përfshirë depot e veshmbathjeve të ushtrisë. Pasi në vend ka mbërritur zjarrfikësja, që mundësoi shuarjen e flakëve, mësohet për dëme të mëdha materiale.

Nga të dhënat paraprake, shkak i zjarrit dyshohet ndonjë shkëndijë elektrike brenda depos.

Hetimet mbi ngjarjen ndiqen nga policia dhe vetë ushtria, që ka në ruajtje depot e magazinimit të mallrave të kontraktuara, sikurse janë edhe veshmbathjet për repartet ushtarake. /tpz.al/