TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të punojë së bashku me ekspertët ndërkombëtarë për të identifikuar personat e zhdukur gjatë regjimit totalitar.
Kryeministri Rama, u takua të premten me Kathryne Bomberger, drejtoreshë e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Komisioni me anë të një deklarate, u shpreh se kryeministri dhe drejtoresha e kësaj organizate, kanë biseduar për krijimin e një programi, për të evidentuar të zhdukurit.
Zyratarisht, bazuar në dokumentat e lëna nga regjimi totalitar, gjatë viteve 1945-1991, rreth 6 mijë persona janë vrarë, 34 mijë janë burgosur dhe rreth 50 mijë janë dërguar në kampe internimi.
Komisioni u shpreh se faza e parë do të jetë, identifikimi i eshtrave nga një varr masiv, i zbuluar në veri-lindje të Tiranës në vitin 2010. BURIMI: ASSOCIATED PRESS / TPZ.AL