AKTUALITET, 30 Shtator 2017, 03:12

21 kg drogë me vlerë 200 mijë euro, pranga shoferit nga Tirana

21 kg drogë me vlerë 200 mijë euro, pranga shoferit nga Tirana

I bindur se fati do të ishte me të, një korrier droge ishte nisur nga Shqipëria për ta trafikuar në Salzburg të Austrisë.

Por, gjatë një kontrolli rutinë të Mercedesit të zi të shqiptarit, policia e Thorl-Maglern gjeti në bagazhin e makinës 21 kg, e gatshme për t’u shpërndarë.

Sipas televizionit shtetëror austriak, ORF, shqiptari kishte bërë rrugën Tiranë-Itali, përpara se të kalonte kufirin për në Austri në orën 2 të mëngjesit drejt Salzburgut.

Sipas policisë, vlera në treg e drogës së kapur është rreth 200 mijë euro. /Tpz.al/