AKTUALITET, 30 Shtator 2017, 11:38

Deputeti i PD-së, Ramës: Hajde bëj debat me babin tim se ka 27 vjet që të pret!

Deputeti i PD-së, Ramës: Hajde bëj debat me babin tim se ka 27

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, njëkohësisht edhe djali i botuesit të famshëm Fahri Balliu, ka replikuar në Kuvend me kryeministrin Rama. Klevisi i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Rama, në mënyrë që të shpëtojë Shqipëria. Edi Rama ia ka kthyer me batutë duke i  kërkuar ndërhyejn e babait, Fahriut, tek Presidenti, duke ditur miqësinë që Presidenti Meta ka me zotin Fahri. Nga ana tjetër zoti Balliu e ka informuar Edi Ramën se babai i tij ka vite që e pret në debat televiziv. / TPZ.AL /

Debati i plote:

Klevis Balliu: Do t'i kërkoja kryeministrit të bënte një akt heroik, patriotik, për veten e tij dhe partinë që përfaqëson. Kjo parti e majtë duhet të ngrejë vlerat e majta dhe jo vlerat e krimit. Kryeministri të japë dorëheqjen. Të fusë një mik te Presidenti, që t'i jepet falje. Unë do ta votoja dhe në këtë mënyrë do të ecnim përpara drejt Europës.

Edi Rama: Na fut mik te presidenti babin, që të na lidhë ai me Presidentin.

Klevis Balliu: Kemi gjithë këto vite që e dëgjojmë këtë. Me babin tim dil dhe bëj debat në televizion, se ka 27 vjet që ta kërkon dhe e refuzon. Dhe sa për mik te presidenti për amnisti futem unë mik dhe ta zgjidh pa merak.

Edi Rama: Hajde ulu këtu afër, hajde. Eja ulu këtu me mua.

Klevis Balliu: Nuk kam nevojë të ulem te karriget e vjetra unë, kam vendosur të ulem te karriget e reja.