TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 350 gram kokainë e hedhur nga dritarja, përpara se karabinierët e Bolonjës të kontrollin shtëpinë, solli arrestimin e dy shqiptarëve: një burrë dhe bashkëjetueses së tij shtatzënë.
Sipas gazetës italiane, “Il Resto di Carlino”, gjithçka nisi kur një patrullë kishte ndaluar shqiptarin me 1200 euro në xhep.
Karabinierët vendosën të shkonin në shtëpinë e shqiptarit, por në hyrje të banesës ai i foli diçka në shqip gruas përmes citofonit.
Pas, kësaj shoqja e tij e hodhi kokainën shumë të pastër nga dritarja.
E pyetur nga karabinierët, gruaja tha se, fjalët që i tha burri në citofon ishin: “erdhën të zinjtë”, që në zhargon do të thotë “erdhën karabinierët”. Për të dy shqiptarët nisi procesi hetimor. /Tpz.al/