AKTUALITET, 30 Shtator 2017, 17:11

Plagosën 4 vetë në Laprakë, 'enden në liri' vëllezërit Seferi

Plagosën 4 vetë në Laprakë, 'enden në liri'

Prej më se 20 orësh, kur u plagosën 4 vetë në Laprakë, policia ende nuk ka mundur t’i arrestojë autorët e plagosjes në Tiranë.

 Me gjithë deklaratën e policisë dhe kreut të policisë së Tiranës, Ardi Veliu, për identifikikmin e vëllezërve Arben e Astrit Seferi, 35 e 32 vjeç, policia nuk i ka kapur ende.

   Si motiv i ngjarjes dyshohen mosmarrëveshjet ose hakmarrja mes familjeve Seferi dhe Lela, me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë.

    Të plagosur kanë mbetur shtetasit Eljon Leka, 31 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe klientët Avni Biberi, 46, Bujarin Mrisha, 39, Bledar Gusturami, 33 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.