AKTUALITET, 30 Shtator 2017, 17:50

Nis nesër regjistrimi për fituesit e fazës II në universitet

Nis nesër regjistrimi për fituesit e fazës II në universitet

Fituesit e raundit të dytë për universitetet, tashmë të shpallur, mund të regjistrohen duke filluar nga dita e nesërme. Fituesit duhet të ndjekin me kujdes procedurat e regjistrimit në afatet e përcaktuara, për të mos rrezikuar djegien e studimeve në degën e fituar. Regjistrimet bëhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve.

Nga dita e nesërme në portalin ‘Ualbania’ (www.ualbania.arsimi.gov.al), gjeni të detajuar edhe listën zyrtare të fituesve për çdo program studimi në fakultetet publike dhe private.

Edhe raund i dytë i rergjistrimeve do të jetë i ndarë në 7 faza 48-orëshe regjistrimi. Portali online i siguron çdo maturanti akses për të ndjekur në kohë reale ecurinë e procesit të shpalljes fitues në një, apo disa prej programeve të studimit nga të përzgjedhurat, gjatë 7 fazave 48-orëshe.

Në portalin ‘Ualbania’ aksesi mundësohet vetëm nëpërmjet ID së maturantit.