AKTUALITET, 30 Shtator 2017, 09:31

Me shpejtësi 202 km në orë dhe të alkoolizuar, autostrada kthehet në pistë Formula 1

Me shpejtësi 202 km në orë dhe të alkoolizuar, autostrada

Me 202 kilometër në orë.

Nuk bëhet fjalë për pilotët e Formula 1 në pistën e Monakos. Por, për shoferë shqiptarë që në gjendje të dehur tejkalojnë çdo limit dhe nuk respektojnë asnjë tabelë të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar një numër të konsiderueshëm drejtues mjetesh gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës në autostradën Durrës-Tiranë, të cilët rezultuan me shpejtësi jashtë normës së lejuar.

Shpejtësi përtej çdo limiti.  Drejtues mjetesh që nuk ju dhimbset as jeta e tyre, as e familjarëve që kishin me vete, pale e përdorueseve të tjerë të rrugës. Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, është mesazhi i Policisë i shpërndarë për mediet.

Radarët e policisë regjistruan një  drejtues, i cili  udhëtonte me 202 kilometra në orë, ndërkohë që në listën e të ndaluarve të efektivëve të rrugores figurojnë disa të dehur, të cilët kishin konsumuar pije alkoolike disa herë më shumë se sa parametrat e lejuar.

Fotot që shikoni janë reale, teste të bëra me drager drejtuesve të automjeteve. Kjo masë alkooli e konsumuar është papërgjeshmëri”, është paralajmërimi i Policisë Rrugore.

Rrugët në Shqipëri janë shndërruar në vrasësit më të mëdhenj. Janë me dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur në dy dekadat e fundit.