TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar 30-vjeçar u arrestua nga policia austriake, pasi gjatë kontrollit të makinës së tij iu gjetën 20 kg kanabis i presuar.
Sipas portalit austriak, Salzburg24.at, shqiptari, cili po vinte nga Italia për ta shitur drogën në Austri, u ndalua pas një kontrolli në Arnoldstein në autostradën e jugut (A2).
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, pranoi se kishte ardhur nga Shqipëria për ta trafikuar drogën në Austri, por se ai ishte vetëm një korrier.
Shqiptari u arrestua dhe tashmë i është hapur procesi nga gjykata e Klafenfurtit në Austri. Zyra hetimore e krimit është duke i marrë të dhëna në lidhje me origjinën e drogës dhe gjithashtu se kush ishte destinacioni. /Tpz.al/