SPORT, 23 Shtator 2017, 21:12

Partizani i Moxhit pretendon titullin, por deri tani është një dështim

Partizani i Moxhit pretendon titullin, por deri tani është një

Një Partizan që pritej të ishte favoriti potencial për titullin kampion – mungon prej 25 vjetësh në kampin kuq – por, që pas tri javëve të para rezulton të jetë i fundit nga 10 skuadrat që përbëjnë kampionatin elitar në Shqipëri.

Me vetëm një pikë të marrë në barazimin e thatë me Kukësin, dhe për më tepër pa asnjë gol të shënuar në 180 minuta lojë, shpenzimet kolosale të pretenduara nga presidenca e klubit të kuq po rezultojnë aspak produktive.

Me një staf tërisisht italian: këshilltari Moxhi, drejtori sportiv Preiti dhe trajneri Juliano, i ashtuquajturi “Juventusi i vogël” i Shqipërisë, të paktën deri tani po rezulton një dështim, madje edhe fyes kur mendon se Lushnja ka një buxhet qesharak apo te Vllaznia, lojtarët kanë muaj që nuk janë paguar.

Në fakt, janë një numër arsyesh dhe argumentesh për dështimin e deritanishëm dhe do të duhet një mrekulli që Partizani të fitojë titullin e 16-të në historinë e tij, kur rivalë të mëdhenj janë Skënderbeu i Takajt apo dhe Teuta e Hasanbelliut.