SPORT, 23 Shtator 2017, 20:51

Skënderbeu thyen Partizanin, Juliano rrezikon shkarkimin

Skënderbeu thyen Partizanin, Juliano rrezikon shkarkimin

Dy gola dhe dy shtylla, si dhe një mori rastesh të shpërdoruara, i  mjaftuan Skënderbeut për të mposhtur bindshëm Partizanin (2-0) në superfidën e javës së tretë të Kategorisë Superiore.

Pas një korridori të bukur të mbrojtësi Vangjeli, dhe Ali Soue, nuk fal duke mposhtur Alban Hoxhën. Goli i parë i tij në tri ndeshje për sulmuesin nga Gambia.

Një penallti e fituar nga Gledi Mici, pesë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, ftoi Sabien Lilajn te pika e bardhë me mesfushorin që nuk gaboi përballë gardianit të kuq.

Partizani u tregua i pafuqishëm në vijën e parë, ku sërish nuk prodhoi as lojë as raste të rrezikshme, duke mos qenë ai ekipi i vetëm që nuk ka realizuar në këto tri javë në kampionat. Një rekord negativ në historinë e të Kuqve.

Për t’u përmendur janë një pretendim për penallti i Sour, si dhe nervozizmi i Xhejmsit, që prodhoi edhe një sherr masiv mes tij dhe tre lojtarëve të Partizanit.