AKTUALITET, 15 Nëntor 2017, 11:49

Ja çfarë thotë Mogherini për Saimir Tahirin

Ja çfarë thotë Mogherini për Saimir Tahirin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i është shmangur pyetjes së bërë nga një prej gazetarëve në konferencë, për të dhënë një koment lidhur me mbrojtjen që parlamenti i bëri ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, duke mos i hequr imunitetin.

Ndërsa tha, se ishte dakord me përpjekjet që duhen bërë për luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimin e vendit nga kultivimi dhe trafikimi i drogës, zyrtarja e lartë e BE-së, sqaroi se nuk mund të bëjë komente mbi çështje të cilat janë nën hetim.

“Me sa dini çështja po hetohet dhe nuk është në praktikën time të komentoj. Respektoj punën e prokurorisë dhe gjyqësorit.  Ajo që duhet të them është se trafikimi i drogës është jetik. Shpresojmë që me vullnet politik ne do të shohim rezultate të qarta. E them këtë jo se ky është një kusht i BE-së, por sepse është kusht i vet shqiptarëve. Është një problem, që duhet të zgjidhet në të gjithë vendin, prandaj besoj se është e rëndësishme të tregohemi të vendosur dhe transparent në bashkëpunim me gjyqësorin dhe duke pasur rezultate konkrete. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur progres por duhet vazhduar të punohet më shumë”, tha Federica Mogherini.