SPORT, 28 Shtator 2017, 14:41

Gjermanet në krizë, skuadrat italiane i parakalojnë në renditjen UEFA

Gjermanet në krizë, skuadrat italiane i parakalojnë në

Bajerni që zhytet, Roma e Juve që kalojnë Karabakun e Olimpiakosin, kaq mjafton që italianët të dalin sipër gjermanëve në renditjen e UEFA-s. Nuk ndodhte që nga viti 2010 – në optikën futbollistike, një jetë e tërë – kohë kur Champions League fitohej nga Interi i Murinjos. Dhe në këto 7 vjet, skuadrat italiane më shumë janë zvarritur, duke mos fituar asgjë dhe duke u mbajtur pas “gjethes” së dy finaleve të Champions, që të duja të humbura nga Juventusi. Kjo bëri që të humbej një vend në renditjen e UEFA-s e për rrjedghojë edhe humbjen e një skuadre në Champions: vetëm 2 në grupe plus një të tretë – kjo shpesh e eliminuar – nga plejofet.

Ky kapërcim, sidoqoftë, ka vlerë vetëm në anën psikologjike, pasi me reformën e kryer nga organizatorët, mjafton të jesh në katërshen e parë të renditjes për të siguruar katër skuadra pjesëmarrëse në grupe. Një ndryshim i bërë me qëllim mbrojtjen e skuadrave të mëdha, pavarësisht gjendjeve momentale, çka i garanton turneut një vlerë të shtuar. Rreziku qëndron tashmë nëse “të shket” këmba: po re në vend të pestë, kthehesh me dy skuadra! Italinanët e kanë marrë sinjalin, por rrinë me shpresën se dhe vend i pestë – skuadrat e Serisë A janë mbi ato franceze, që i ndjekin -, do të “mëshirohet” nga organizatorët përmes formulës 3+1, pra tre drejtpërdrejt e një mundësi prej plejofit.

Pikët në renditje shtohen edhe përmes rezultateve në Europa League, ndaj sonte “prozhektorët” do të jenë te treshja Lazio, Milan e Atalanta, për çka do të bëjë krahasuar me treshen gjermane Hofenheim, Herta e Këln.