TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar heqjen e menjëhershme të mandatit të Saimir Tahirit, duke e cilësuar si një emergjencë kushtetuese.
Ish-kreu i qeverisë me anë të një postimi në Facebook, thekson se pas shkeljes së vendimit të Kuvendit për të mos dalë jashtë Shqipërisë, Tahirit i duhet hequr menjëherë mandati.
Ja postimi i Berishës:
Heqja e mandatit te Tahirit është emergjencë kushtetuese!
Të dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili ndër të tjera nuk e lejontë atë të largohej nga Shqipëria. Këtë vendim të votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnjë institucion tjetër përveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve të Kuvendit përbën shkelje madhore kushtetuese, por për Noriegën dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit janë letër pa vlerë.
I bëj thirrje parlamentit të mblidhet me urgjence për heqjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Saimir Trafiku, ose të vendosë vetëshkrijen e tij! sb