TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Por kjo nuk është hera e parë që Rama “zbythet” përballë gazetarëve të huaj. Në dy raste të tjera, në intervista me gazetarët Tim Sebastian në “Conflict Zone” dhe Sarah Montague në “Hard Talk”, Rama ka pranuar dhe duruar të gjithë arsenalin e pyetjeve dhe akuzave, pa bërë komente për gazetarët, pa i quajtur ata dhe mediat e tyre "kazan, të paditur, injorantë", një sjellje kjo e paimagjinueshmë me gazetarët shqiptarë. Në një intervistë me gazetaren Sarah Montague në BBC, pak pasi ishte zgjedhur kryeministër në vitin 2013, Rama i'u nënshtrua disa pyetjeve lidhur me partneritetin e tij me Ilir Metën, të cilin më parë e kishte quajtur "përfaqësuesi i çdo gjëje të kalbur në Shqipëri", për kthimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave kur ai ishte kryebashkiak dhe për akuzat se edhe ai ishte i korruptuar njësoj si politikanë e tjerë në Shqipëri. Rama me një qetësi befasuese, u mundua të justifikohet dhe të përgjigjet por asnjëherë nuk fajsoi apo denigroi gazetaren. Në një tjetër intervistë me një gazetar të huaj, Tim Sebastian, Edi Rama u përball me një arsenal pyetjesh lidhur me deklaratat dhe shantazhet ndaj BE-së, për hipokrizinë dhe qëndrimin e dyfishtë për Ilir Metën, për krimimin e organizuar dhe mafian në Shqipëri. Rama, edhe pse në vështirësi të jashtëzakonshme për të gjetur përgjigje, nuk guxoi asnjëherë të ofendonte apo t'ua vinte fajin pyetjeve të gazetarit.
Ndryshe nga këto intervista, ku Rama nuk shfaq asnjë grimcë arrogance me gazetarët, në vendin tonë ndodh krejt ndryshe dhe tashmë gazetarët shqiptarë janë mësuar me fyerjet dhe denigrimet e kryeministrit. Ky standart dhe sjellje e dyfishtë nuk tregon gjë tjetër veçse një kryeministër të frikësuar por edhe thellësisht inferior.
Emisioni "Të Paekspozuarit" ku diskutohet për mardhënien e Ramës me gazetarët dhe pronarët e mediave në Shqipëri. (në fillim të videos, një përmbledhje e fyerjeve të Ramës ndaj gazetarëve shqiptarë)
/TPZ.AL/