Goditja e parë për operacionin “Forca e ligjit”, që drejtohet nga agjentë të huaj, ka nisur nga Fieri. Të arrestuar janë Kujtim Kuçi,Bashkim Ahmeto dhe Dritan Tusha.
Dyshimet ndaj këtyre personave sipas policisë janë për akuza të rënda si vrasje, pengmarrje dhe trafik kokaine, heroine dhe kanabisi. Policia tha se janë sekuestruar një kompleks shërbimesh që përfshinte një hotel, restorant, karburante dhe disa shtëpi në Fier, Tiranë dhe Golem.
TPZ.AL