AKTUALITET, 15 Nëntor 2017, 13:29

Drogë drejt Malit të Zi me 'Benz' e 'Golf', arrestohen dy trafikantët

Drogë drejt Malit të Zi me 'Benz' e 'Golf',

 

Dy automjete tip "Mercedes Benz" dhe "Golf" të ngarkuar me lënë narkotike të llojit kanabis, janë ndaluar nga policia në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, në Malësinë e Madhe.

Ka qenë një kontroll i ushtruar nga policia që ka konstatuar drogën në bagazhet e automjeteve. Policia ka nxjerrë nga dy makinat rreth tre thasë të mbushur me kanabis, ndërsa ende nuk dihet sasia e saktë.

Lënda narkotike kishte për destinacion Malin e Zi dhe më pas në drejtim të tregut europian. Policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të dyshuar si trafikantë të lëndës narkotike.

TPZ.AL