AKTUALITET, 15 Nëntor 2017, 13:06

Deklarata për Tahirin/ Ish-ministri ‘sulmon’ Mogherinin

Deklarata për Tahirin/ Ish-ministri ‘sulmon’ Mogherinin

Pas deklarates se zyrtares se larte te BE, Mogherini, pyetur sot gjate konferences se perbashket me ministrin tone te Jashtem, Bushatin, rreth çeshtjes “Tahiri” dhe lidhur me qendrimin e saj per rrezimin e kerkeses se prokurorise nga ana e shumices parlamentare, reagon ashper ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani.

Me nje shenim ne rrjetin social Twitter, ai sulmon Mogherinin, e cila sipas tij, “ska reaguar ende për vilën që bleu vartësja e saj këtu, ju prisni të reagojë për imunitetin e Tahirit…”

Postimi i Manjanit 

Mogherini ska reaguar ende për vilën që bleu vartësja e saj këtu, ju prisni të reagojë për imunitetin e Tahirit… Respekt për Erisa Zykon, se na dha mundësinë të kuptojmë zonjën Mogherin, të cilës nuk i interesoi asnjëherë kanabizimi i Shqipërisë

TPZ.AL