TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë përfunduar katër takimet e para eliminatore të ditës së sotme dhe në tre prej tyre ka pasur festival golash. Kështu në Bosnjë është zhvilluar një ndeshje spektakolare mes vendasve dhe Belgjikës, e fituar 3-4 nga këta të fundit. Belgët kaluan në avantazh në fillim të ndeshjes, por Bosnja reagoi dhe shënoi dy herë brenda 45 minutave të para, duke çuar shifrat në 2-1. Pjesa e dytë është spektakolare, me belgët që shënojnë tre herë dhe pësojnë një gol, duke fiksuar shifrat finale 3-4.
Kjo humbje i kushtoi shtrenjtë boshnjakëve, sepse Greqia mund t’u marrë vendin e dytë, nëse fiton në mbrëmje në Qipro, por mund të mbeten edhe vendi i dytë me më pak pikë, që gjithashtu përkthehet në eliminim. Nga ana tjetër, fitorja e belgëve gëzoi edhe Italinë, e cila tani e ka të sigurt pjesëmarrjen në Play Off, pavarsisht rezultatit që do të marrë në 'Loro Boriçi'.
Edhe në ndeshjen mes Gjibraltarit dhe Estonisë u shënuan plot gjashtë gola, të gjithë nga ekipi mik, ndërsa me goleadë 8-0, fitoi edhe Suedia, ndaj gjysmë-profesionistëve të Luksemburgut. Takimi tjetër mes Ishujve Faroe dhe Letonisë, përfundoi në barazim pa gola.