AKTUALITET, 5 Tetor 2017, 18:44

Edhe 30 milionë të tjera borxh nga Qeveria Rama

Edhe 30 milionë të tjera borxh nga Qeveria Rama

Qeveria shqiptare aprovoi një marrëveshje huaje në shumën e 30 milionë dollarëve me Fondin e Arabisë Saudite për Zhvillim dhe Fondin Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab.

Huaja do të përdoret për të financuar rehabilitimin e rrugën përgjatë lumit të Vlorës në Shqipërinë jugore.

Seksioni i rrugës do të kompletohet në vitin 2020. Kostoja totale e projektit shkon në 70 milionë dollarë.

Projekti i ndërtimit të rrugës së Lumit të Vlorës – nga qyteti i Vlorës në bregun jugor detar të fshatit Qeparo – do të ofrojë një rrugë të re bashkimi në vijën bregdetare dhe pritet që të gjallërojë zhvillimin ekonomik të rajonit të Shqipërisë jugore. /TPZ.AL/