AKTUALITET, 5 Tetor 2017, 18:20

Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: "Merrni Parlamentin në duart tuaja"

Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: "Merrni Parlamentin në duart

Kryetari i Partisë Demokratike, doli jashtë sallës së Kuvendit, pas mbylljes së seancës ku opozita bllokoi foltoren.

Basha u shpreh se është shkelur rregulllorja e parlamentit, sepse Edi Rama bashkë me Gramoz Ruçin kërkojnë t'i mbyllin gojën opozitës. "Ora e këtij parlamenti po merr fund shumë shpejt." u shpreh Basha.

Basha u bëri thirrje shqiptarëve të marrin nën kontroll parlamentin. "Opozitës i lind e drejta t'i bëjë thirrje shqiptarëve të marrin parlamentin në duart e tyre".

Basha tha se në këtë Parlament po  rikthehet regjimi diktatorial. "Ka ardhur koha të themi se paqja sociale është e rrezikuar", duke paralajmëruar protesta të mundshme të opozitës. / TPZ.AL /