TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debati i ashpër në Greqi për tekstet shkollore shqiptare midis zëvendësministrit të Jashtëm grek, Janis Amanatidhis, të partisë në pushtet, Syriza, dhe kryetarit të partisë “Grekët e Pavarur”, Dhimitris Kamenos.
Ministri alternativ i Jashtëm i Greqisë, Janis Amanatidhis, tha sot në Parlamentin grek se vendi i tij ka “probleme shumë serioze me Shqipërinë”.
Gjithçka lidhet me tekstet shqiptare të historisë dhe gjeografisë, të cilat sipas këndvështrimit helen, kanë një kapitull kushtuar “Rajoneve shqiptare të Greqisë”, duke i konsideruar ato si mesazhe nacionaliste dhe perceptime anakronike.
“Ne kemi një problem shumë serioz. Në fillim të vitit shkollor, në librat e klasës së 9-të dhe të 12-të në shkollat shqiptare vazhdojnë ë përfshijnë kapitullin “Rajonet shqiptare të Greqisë”. Në këto libra janë paraqitur rajonet e Çamërisë, si dhe zonat e Epirit të Veriut, të tilla si Konica, Kastoria, Epirus, Preveza, Arta dhe Igumenica. Megjithë marrëveshjet e vazhdueshme ndërqeveritare, ne shikojmë se shqiptarët këmbëngulin, ndërsa ne si një shenjë e vullnetit të mirë, kemi hequr nga librat shkollore çdo referencë të helenizimit të Epirit të Veriut. Kjo është një çështje shumë serioze tha ministri grek i Infrastrukturë dhe Transportit, Dhimitri Kamenos.
Sipas agjencisë greke të lajmeve, “Athens News Agency”, zëvendësministri grek, Janis Amanatidhis, tha se qeverisa greke po e monitoron nga afër këtë çështje.
“Shqipëria është një anëtar e UNESCO-s dhe e Këshillit të Europës. Gjithsesi, politika e edukimit që ajo ndjek nuk është në përputhje me vlerat edukuese, tolerancën, mirëkuptimin reciprok dhe shmangien e stereotipeve negative. Mbajtja në tekste e kësaj pjese të papranueshme dhe fyese për vendin tonë të “Rajonet shqiptare të Greqisë” fatkeqësish tregon se shteti shqiptar është ende anakronik, nacionalist dhe me perceptime ideologjike që janë të dëmshme për vetë shqiptarët. Ne ua kemi bërë të qartë (shqiptarëve) se kjo përmbajtje është e papranueshme dhe duhet hequr sa më shpejt që të jetë e mundur ”, - tha në parlamentin helen zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë. /d.f./TPZ.AL/