AKTUALITET, 5 Tetor 2017, 18:34

Ruçi ndryshon mendje, fal Lulzim Bashën meqenëse është "deputet i ri"

Ruçi ndryshon mendje, fal Lulzim Bashën meqenëse

Siç ishte paralajmëruar, në orën 18:00, ka rinisur seanca plenare e ditës së sotme. Opozita e bllokoi sërish foltoren, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.  Gjatë kësaj seance të çuditshme u miratuan me shpejtësi rrufe disa ligje, dhe Ruçi nxitoi ta deklarojë këtë seancë të mbyllur.

Në fund të seancës Ruçi ka bërë një sqarim për opinion publik, duke thënë se e ka falur Lulzim Bashën, për uzurpimin e foltores ditën e sotme dhe nuk do të kërkojë aplikimin e masave ndëshkuese ndaj kryetarit të opozitës. / TPZ.AL/