TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjithçka është merita e Faceboook.
Një vajze të re shqiptare i kishte humbur portofoli, i cili kishte brenda rreth 500 euro, në lagjen San Fruttuoso në Xhenova.
Një burrë rreth të 70-ve që banonte në afërsi të komisariatit të qytetit, e gjeti në afërsi të disa plehrave në Marasi. Sapo e gjeti, plakushi shkoi direkt në polici për të mësuar se kujt i përkiste.
Brenda portofolit ishin 500 euro, dokumente dhe karta krediti, por asnjë numër telefoni.
Policët italianë vendosin të përdorin Facebook për të gjetur gjurmët e vajzës.
Pasi individualizuan profilin e 20-vjeçare, konfirmuar edhe nga fotografia e pasaportës, e ftuan përmes një mesazhi privat për të shkuar në polici.
Sapo i dhanë portofolin, sipas gazetës “Genova Post”, shqiptarja shpërtheu në lot duke falënderuar 70-vjeçarin. Vajza sapo kishte mbërritur në Itali për të parë të vëllai dhe të qëndronte në Xhenova pa para dhe dokumente do të ishte e thjeshtë pa ndihmën e të moshuarit. /d.f./TPZ.AL/