AKTUALITET, 5 Tetor 2017, 13:16

Ja kush e fitoi çmimin 'Nobel' për letërsinë

Ja kush e fitoi çmimin 'Nobel' për letërsinë

Çmimin Nobel për letërsinë, këtë vit e ka fituar novelisti britanik, Kazuo Ishiguro.

Ishiguro është me orgijinë japoneze, por familja e tij u shpërngul në Angli në vitin 1960, kur ai ishte vetëm 5 vjeç. Ishiguro ka studiuar në Universitetin e Kent dhe më pas ka kryer studimet e thelluara në master në Universitetin e Anglisë Lindore.

Ighiguro është një nga autorët kontemporanë më të çmuar në botën anglishtfolëse. Ai është nominuar katër herë për çmimin "Man Booker" dhe e ka fituar atë në vitin 1989.

Në vitin 2008, prestigjozja "The Times" e renditi Ishiguron, në vendin e 32-të në listën e shkrimtarëve më të mirë britanikë.

/TPZ.AL/