TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
‘Youtube’ duket se po promovon teori konspirative për masakrën në Las VEGAS. Si provë pretendohet fotoja e një vajze, foto kjo e shfaqur në disa sulme të ngjashme me armë, përfshirë edhe Las Vegasin – raportohet sipas “The Guardian”
Vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr nga suita e tij në hotelin “Mandalay Bay”, duke vrarë 58 persona dhe plagosur më shumë se 500 të tjerë, rrjeti pushtohet nga disa teori tronditëse.
Vidiot ku dyshohej nëse të shtënat ishin të vërteta dhe pretendohet se qeveria kishte gënjyer rreth fakteve bazë, tashmë kanë mbledhur miliona shikime në ‘YouTube’ dhe po vazhdojnë të shikohen.
Me sa duket, ‘YouTube’ po bëhet ndihmë në mënyrë aktive që këto vidio të arrijnë audienca të gjera. Kërkimi i "vidiove nga sulmi në Las Vegas" menjëherë çon në një gamë të gjerë vidiosh virale, që sugjerojnë se zbatimi i ligjit dhe të tjerët e kanë mashtruar qëllimisht publikun.
Disa e etiketojnë tragjedinë si një "flamur të rremë", erm që përdorin zakonisht teoricienët e konspiracionit për t'iu referuar sulmeve massive, që ata thonë se janë organizuar nga qeveria për të avancuar kontrollin e armëve.
Përgatiti: TPZ.al