TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, pas debatit të ndezur në kuvend me opozitën, ka dalë në një konferencë për shtyp nga Kryeministria.
Edhe pse opinioni publik është tronditur nga deklaratat e amabsadorit amerikan për krimin në vend, edhe pse bandat po përleshen me policinë dhe opozita po nxirret jashë kuvendit, Rama gjeti kohë nga axhenda e tij e ngjeshur për të folur gjatë dhe për të dhënë sqarime për çertifikatat. Rama tha se qytetarët nuk do të shqetësohen më për çertifikatat, sepse institucionet do t'i sigurojnë ato vetë. U bë një kohë e gjatë që kryeministri, zv. kryeministrja dhe deputetët e mazhorancës flasin për çertifikatat, si shqetësimin më të madh të vendit, dhe zgjidhjen e këtij problemi si arritjen më të madhe të kësaj qeverie.
Kryeministri refuzoi pyetjet për krimin dhe opozitën. Ai pranoi vetëm pyetje që lidheshin me çertifikatat. / TPZ.AL /