AKTUALITET, 5 Tetor 2017, 14:22

PD ngujohet në Kuvend, Basha: Qëndresa jonë do të vazhdojë në të gjitha format

PD ngujohet në Kuvend, Basha: Qëndresa jonë do të

Partia Demokratike është ngujuar brenda Kuvendit. Kryetari Basha dhe deputetët kanë bllokuar foltoren dhe nuk largohen prej aty, derisa të rifillojë seanca në orën 18:00. Opozita kërkon që të zhvillohet debat për reformën zgjedhore, kërkesë kjo e refuzuar nga mazhoranca. Më herët kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u përjashtua nga salla e Kuvendit për shkak të uzurpimit të foltores.

Basha ka folur për Gazetën Shqitpare për situatën e krijuar në parlament.

Ka 2 parakushte: Reforma zgjedhore që përfshin votimin elektronik dhe mposhtja përfundimtare e krimit. Kjo qeveri ka aleancë me krimin. Tjetër, duam të krijohen kushtet të ketë liri për të zgjedhur alternativa në zgjedhje. Shqiptarët kanë votuar që të kenë libra për fëmijët e tyre me çmim stratosferike, kanë votuar të kenë pensione mizerabël? Se kështu i bie që shqiptarët me vetëdije kanë votuar dike që po i shtyn drejt largimit, drejt zbrazjes së vendit. Se po zbrazet Shqipëria. Por jo! Nuk ka ndodhur kështu, sepse vota e tyre nuk është lidhur me alternativën. Qeveria ja ka lidhur votën shqiptarëve me krimin. Pra, pa zgjidhur këtë, qëndresa do të vazhdojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike.” – tha Basha përmes telefonit.

/TPZ.AL/