AKTUALITET, 1 Tetor 2017, 17:07

Vasili: Shkollëpaku dërdëllis në kotecin e tij, biznesi zhytet

Vasili: Shkollëpaku dërdëllis në kotecin  e tij, biznesi

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, pasqyroi sot të dhënat e Bankës së Shqipërisë për kreditimet e bizneseve në Shqipëri, jashtë kufijve dhe impaktin negativ për bizneset në vend.

"Paratë po ikin, ekonomia po rrënohet dhe shkollëpaku argaliset me call center. Banka e Shqipërisë raporton se bankat shqiptare po kreditojnë masivisht jo bizneset në Shqipëri, por bizneset në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe jo pak, por plot 505 milionë euro. Këta tregues po rriten vit pas viti. Biznesi shqiptar po përjeton ditë shumë të vështira. Dërdëllitjet televizive të kryeministrit të paditur në kotecin e tij televiziv për call-center për biznesin janë lajthitjet e një mendjeje boshe dhe të paaftë, qe po e çon vendin drejt një humnere ekonomike, që prodhon vetëm varfëri të thellë, polarizim të frikshëm shoqëror, deprimim dhe rrënim pa kthim", shkruan Vasili.

Nder te tjera, ai ben edhe nje thirrje se "Dikush duhet t'ia shpjegojë këtij kryeministri të paditur, që qesh pa vetëdije, se paratë e drogës dhe krimi që janë ulur këmbëkryq ngado, po e shkretojnë ekonominë e Shqipërisë dhe po i bëjnë edhe investitorët vendas, e jo më ata të huaj, që të ikin nga sytë këmbët".

"Shqipëria ka nevojë klithëse për model ekonomik dhe për një pakt kombëtar për ekonominë, që të ngjallë besim e siguri, që ta bëjë biznesin të kthejë sërish sytë nga Shqipëria. Këtë mund ta bëjnë vetëm profesionistët dhe jo shkollëpaku", shkruan Vasili.  / TPZ.AL /