AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 12:50

Tjetërsimi i tokës në Spille, nën hetim dhe 7 zyrtarë të tjerë

Tjetërsimi i tokës në Spille, nën hetim dhe 7 zyrtarë

Report Tv zbardh detaje të reja nga dosja e tjetërsimit të 36 hektarëve tokë në bregdet në Spille.

Pritet arrestimi i zyrtarëve të tjerë.

Zyrtarët e përfshirë përdornin njerëz të besuar për abuzimin, toka fillimisht regjistrohej në emër të personave të besuar.  Të akuzuarit vepronin prej 2011, duke u marrë ID 120 banorëve dhe i bënin këta shtetas pronarë pa pasur dijeni, më pas tokën e shisnin te persona të tjerë.

Prokuroria e Kavajës , ka regjistruar hetimet për 11 persona, dhe tashmë po heton edhe shtatë zyrtarë  të tjerë lokal në Kavajë.

Gjithçka nisi me një denoncim të kreut të qarkut Aldrin Dalipi për tjetërsimin e vulës dhe firmës. Të përfshirë janë, bashkia, hipoteka, AKKP, ndërsa hetimet vijojnë nga prokuroria.

Personat në hetim deri tani

  1. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
  2. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
  3. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë
  4. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
  5. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
  6. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë

7.Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës,  Kavajë

  1. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë

9.Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

  1. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë

11 Seid Cikalleshi,  ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë