AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 11:22

Mblidhet Komisioni, Prokuroria kërkon seancë me dyer të mbyllura

Mblidhet Komisioni, Prokuroria kërkon seancë me dyer të mbyllura

Ka filluar mbledhja e Komisionit të Mandateve, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, për arrestimin e ish ministrit Saimir Tahiri.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi lexoi kërkesën e Prokurorisë, ndërsa theksoi se autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit, mund ta japë vetëm Këshilli i Mandateve.

Në Këshill morën pjesë të gjithë anëtarët e tij, përfaqësues të prokurorisë dhe deputeti Tahiri, bashkë me avokatët e tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda u përfaqësua nga drejtuesi i saj Besim Hajdarmataj, i cili mbrojti kërkesën për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Hajdarmataj kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, sepse ka materiale që përbëjnë sekret hetimor.

Nga ana tjetër, anëtarët e komisionit, kërkuan që seanca të vijojë me dyer të hapura, për vetë sensibilitetin e çështjes, duke pretenduar se publiku ka të drejtë të njihet me provat që disponon prokuroria.