AKTUALITET, 5 Tetor 2017, 19:13

“Certifikatat”, ja çfarë dokumentesh nuk duhen më

Jo më pritje në radhë për një certifikatë. Jo më orë të vlefshme të shpërdoruara për të marrë një vërtetim rutinë posedimi mjeti, duke humbur kohë të çmuar  dhe duke u nisur nga një distancë e largët e vendndodhjes.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nxori urdhrin për “Lehtësimin e kërkesave dokumentare të shërbimeve ndaj biznesit dhe qytetarëve”, ku janë parashikuar mbi 15 dokumente që tani konsiderohen si të panevojshme për t’u paraqitur fizikisht në print pranë institucioneve përkatëse.

Në këto përfshihen nga certifikata e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe deri te të gjitha llojet e çertifikatve që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile.

Sipas urdhrit të firmosur nga ministri Arben Ahmetaj, këto dokumente do të gjenerohen nga strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e varësisë nga portali e-Albania. /TPZ.AL/