TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot ka qenë radha e Rektorit të UT-së, Mynyr Koni që të përballej në seancën gjyqësore me personin e akuzuar për kërcënim ndaj tij, Emiljano Shullazin. Por gjatë dëshmisë së tij, Koni nuk e ka përmendur fare emrin e Shullazit, madje edhe gjatë pyetjes direkte që vetë Shullazi i bëri, nëse ishte ai personi që e kanosi, ai nuk ka pohuar gjë.
Koni: Më thërritën nga një makinë e zezë dhe më thanë që të futesha brenda në makinë. U futa brenda, aty më kërkuan që të hiqja dorë nga gara për Rektor. Më pas, sapo dola, mora në telefon Dhori Kulen dhe e njoftova për gjithë sa më kishte ndodhur.
Shullazi: A isha unë mes atyre që të thërritën në makinë?
Koni: Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë…
Shullazi: Po mirë, pse u ndjeve i kërcënuar ti se të tha dikush tërhiqu nga gara? Unë i them 100 herë në ditë drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, ai nuk ndihet i kërcënuar.