AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 11:01

Përgjimi i Habilajve, '30 mijë euro janë për Saimir Tahirin'

Përgjimi i Habilajve, '30 mijë euro janë për Saimir

Arrestimi i Moisi Balilajt pritet të shkaktojë një tërmet politik në Shqip[ëri, nisur edhe nga lidhjet e tij familjare me ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit u akuzua edhe më herët nga ish punonjësi i policisë, Dritan Zagani, që theksoi se banda e Habilajt po kontrollon trafikun e drogës drejt Italisë, me bekimin e ministrit.

Madje pati edhe dokumentim të rasteve kur Habilajt përdornin edhe makinën personale të ish ministrit, për të lëvizur nëpër Shqipëri dhe Europë. Mediat italiane kanë publikuar edhe fotografi të Habilajve, me drejtorin e kufirit në Dhërmi, ndërsa është publikuar edhe një përgjim ambjental, ku Moisi Habilaj shprehej se ’30 mijë euro janë për Saimir Tahirin’.

Ndërkohë, sot  doli edhe kreu i PD-së në një konferencë shtypi, ku i kërkoi kryeministrit Edi Rama të arrestojë menjëherë ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahirin, pasi tashmë i ka të gjitha provat në tavolinë.

Burimi: meridionews.it

TPZ.AL