AKTUALITET, 22 Tetor 2017, 21:54

“Banda e Arben Ndokës përgjak Lezhën”, i shkruajnë dy qytetarë dixhitalë Berishës

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shndërruar në një pikë referimi për ngjarjet e kronikës, pasi nuk ka ditë që të mos gjesh në statuset e tij në “Facebook”, të gjitha ngjarjet që lidhen me aktualitetin në vend. “Lezha në terror! Banda e Arben Ndokës së PS përgjak Lezhën. Nipat e tij në kërkim derdhin breshëri kallashnikovi mbi dy të rinj. Çunat e krimit i ndihmojnë! Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! Sb”, - shkruan ish-kryetari i Partisë Demokratike.

STATUSI I PLOTË NË FACEBOOK

“Mirembrema zoti Berisha!Ska nje ore qe ne shengjin ndodhi nje ngjarje ku u plagosen 2 djem te mrekullueshem nga dora e familjes kriminele,Familja e Arben dhe Sander Ndokes qe cdo dite po terrorizojne Lezhe dje deri sa arriten sot ne plagosjen e rende te Florian Dushkut dhe nej shoku te tij.Policia e Lezhes per mbi nje ore ps vrasjes as qe ngriti postoplloqe e as qe u vu ne ndjekje te autoreve edhe pse dihej se ishin Nokaj(nipat e Arben Ndokes).Si i vetmi njeri tek i cili kemi shprese dhe denoncon kriminelet ju lutem qe te beni publike kete mesazh.Ju faleninderit!” “Zoti Berisha jam nje qytetar nga Lezha,Banda e nipave te Ben Ndokes,djemt e vellait te tij,sapo kan gjuajtur 2 persona qysh me konfliktin e zgjedhjeve,nipat e tij jane ne kerkim nga policia pasi Kane bere nje sere veprash penale e policia del me konklodimin qe nuk gjinden po ato perdit jane ne Lezhe e dalin lirshem pasi Arben Ndoka e njerzit e tij shoqerohen per dreka e darka me Drejtorin e Policise,te lutem anonim”