TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur ke fatin kundër duhet t’i hapësh rrugën!
Kjo thënie e vjetër i shkon për shtat Paolo Tramexanit. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te Kombëtarja e Shqipërisë u shkarkua sot nga drejtimi Sionit pas barazimit 2-2 me Luganon.
Presidenti i Sionit, Kristian Konstantin, e kishte paralajmëruar. Dhe fati nuk ishte me Tramexanin, edhe pse Sioni i tij kaloi në avantazh 2-1 në minutën e 71-të dhe kundërshtari e mbylli takimin me dhjetë lojtarë. Vendi i 7-të në renditje.
Tramexani e lë Sionin pas 122 ditësh dhe 16 ndeshjesh (katër fitore, pesë barazime dhe shtatë humbje). (d.f/Tpz.al)