TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk mund të ketë kurrë paqe midis administratorit të Flamurtarit, Sinan Idrizi dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Sa herë që Idrizi pyet dhe e di që ka një audiencë të sigurt televizive, nuk e kursen rastin për ta sulmuar bosin e futbollit shqiptar. Të njëjtën gjë bëri edhe kur u pyet “live” nga gazetarët e “Supersport”, përpara takimit Flamurtari-Kamza.
“Duhet të fryjë një erë e re. Nuk mund të jetë Shqipëria më peng i atyre që e komandojnë atë me çifligun e babait; nuk mund të jetë Shqipëria e atyre që e kanë filluar biznesin me kontrabandën e çorapeve të grave; nuk mund të jetë Shqipëria e atyre që e kanë nisur duke bërë biznes duke e kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Kështu që, nëse flasim për prokurori, nëse flasim për Veting, filloni hetoni.
“Unë i kam bërë një thirrje Prokurorisë së Janinës të shikojë se ka një individ shqiptar, që quhet Armando Duka, ka kaluar kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme me pasaportë të falsifikuar. Është vetërrëfyer, atëherë ç'kërkoni nga të tjerrët. Duhet të fryjë një erë e re, nuk ka njeri që të mbretërojë në këtë vend”, tha presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi.
[video width="434" height="306" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/ice_video_20171022-173441.webm"][/video]
“Unë kandidat si president i FSHF-së? Jo, nuk ka asnjë gjë të tillë. Unë investoj rreth 4 milionë euro, dhe askush nuk vjen njeri nga Federata ta na përgëzojë për investimin”, shtoi ai.
“Arbitrat? Ata që gjykojnë ndeshjet e Flamurtarit janë që të gjithë të qorruar dhe kanë nevojë të shkojnë tek okulisti. Nuk bëhet fjalë për një luftë individësh, por fyet një qytet i tërë”, - tha Idrizi. (d.f/Tpz.al)