TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skenat me atentate në rrugë, vrasës që udhëtojnë në makina me xhama të errëta dhe që hapin zjarr në ecje e sipër, duket se janë kthyer në normalitet në Shqipëri.
Kjo është skena e asaj që ndodhi sot në mbrëmje në Shëngjin, ku mbetën të plagosur, sipas policisë, S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.
Gjithçka ndodhi në qendër të qytetit bregdetar, kur nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar u plagosën shtetasit e mësipërm, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (d.f/Tpz.al)