AKTUALITET, 22 Tetor 2017, 17:17

“Muzgu” çon në pranga shtatë kanabistë (video)

“Muzgu” çon në pranga shtatë kanabistë (video)

E kishin fshehur kanabisin në një tunel në “Pyllin e Zenelajve”, ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, të bindur se nuk do të gjendej nga policia.

Por, nuk ia dolën dot, pasi operacioni i koduar “Muzgu” çoi në pranga shtatë persona, ndërsa në inventarin e policisë u shënuan 220 bimë kanabis dhe 146 kg kanabis.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu, gjatë operacionit “Muzgu” u realizua kapja dhe arrestimi në flagrancë i 7 shtetasve dhe procedohen në gjendje të lirë për 10 shtetas.

Të arrestuar janë 3 organizatorë dhe 4 ndihmës të grupit shpërndarës, midis moshës 18 dhe 48 vjeç.

  • Mariglen Kallari, 23 vjeç, organizator
  • Rexhino Kallari, 24 vjeç, organizator
  • Gazmir Sala, 45 vjeç, ndihmës
  • Bledar Sala, 26 vjeç, ndihmës
  • Denaldo Sala, 26 vjeç, ndihmës
  • Mehmet Domi, 18 vjeç, ndihmës

Policia bëri të ditur se, janë sekuestruar edhe një automjet furgon “Ford” për transport; 25 aparate celularësh.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2050569691896058/?fref=ts

Të shtatë të ndaluarit akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndë narkotike”, “Kultivim i lëndëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet “283/2, 284/2 dhe 300 të Kodit Penal. (d.f/Tpz.al)