AKTUALITET, 22 Tetor 2017, 16:42

Partizan cinik, në Shkodër mjafton edhe një gol (Video)

Partizan cinik, në Shkodër mjafton edhe një gol (Video)

Në futboll mjafton edhe 0-1.

Partizani gjen fitoren e tretë radhazi dhe vendin e tretë në renditje pas shtatë javësh.

Mjaftoi një gol i sulmuesit serb me pasaportë zvicerane, Milan Basrak, për të siguruar fitoren e ngushtë 1-0 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, pikërisht në debutimin e trajnerit të shkodranëve, Ernest Gjoka.

Gjithçka ndodhi në minutën e 4-t, kur nga një goditje këndi e ekzekutuar nga Trashi, sulmuesi 22-vjeçar i ardhur nga Katanxaro realizoi golin e vetëm të ndeshjes.

Partizani i Mark Julianos është tashmë pragmatist.

“Duhet t’u bëj komplimente djemve se vuajtën, dhanë provë maturie.  Arritëm të merrnim maksimumin edhe me problemet e disa lojtarëve”, - tha trajneri italian për “Supersport” pas ndeshjes.

Nuk mungoi edhe komplimenti për autorin e golit, Milan Basrak

“Jam i lumtur, sa më shumë zgjedhje kam. E kuptoi çfarë kërkoja nga ai, bëri gol që është e rëndësishme dhe është alternativë e Çanit dhe Sukajt që presim të kthehen”, - tha Juliano.

Takimi i radhës për Partizanin është ai kundër Flamurtarit. (d.f/Tpz.al)

[video width="670" height="330" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/ice_video_20171022-163351.webm"][/video]

Kategoria Superiore – Java 7

 

E diel, më 22 tetor, ora 14:00

Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

 

Vllaznia – Partizani        0-1

Shënues: Basrak 4′