TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nën kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Valisi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të heqë dorë nga mbrojtja e Samir Tahirit. Apeli i Vasilit për Ramën, është se deri të mërkurën ka afat për të vendosur drejtësi, për një çështje ku kryeministri është po aq i implikuar sa ish ministri i brendshëm.
“Kryeministri duhet të vijë vetë dhe të kërkojë t’i hiqet imuniteti, për t’i hapur rrugë hetimit të përfshirjes së tij në mbrojtje të krimit dhe manipulim të procesit zgjedhor. Prokuroria duhet të hetojë Ramën për thirrjen që i bëri Policisë së Shtetit, që të flakte kapelet dhe të bëhej një me partinë, në mbledhje të votave për PS-në. Sa i përket çështes ‘Tahiri’, e mërkura është afati i fundit që Rama të vendosë drejtësi, duke votuar për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe përballjen e tij me akuzat, që i rëndojnë”, tha Vasili.
TPZ.AL