TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kategoritë e ulëta në futbollin shqiptar nuk harrojnë të prodhojnë dhunë.
Ngjarja e shëmtuar ndodhi në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Skraparit dhe Elbasanit.
Futbollistët e skuadrës vendase kanë dhunuar gjyqtarët, të cilët janë detyruar të udhëtojnë drejt Tiranës për të bërë denoncimin përkatës në organet e rendit, në pamundësi për ta bërë në vendngjarje.
Në ndeshjen që drejtohej nga treshja Roxhers Muska, Xhulio Mani dhe Leonard Cami, në minutën e 70-të ekipi vendas ka protestuar pranë vijërojtësit Mani, për anulimin e golit të çorovodasve, teksa rezultati në ato momente ishte 1-0 për Elbasanin.
Futbollistët kanë goditur anësorin Mani duke detyruar që kryesori Muska të ndërpriste takimin. (d.f/Tpz.al)