AKTUALITET, 22 Tetor 2017, 16:15

Raporti i OKB-së: Shqipëria, e para në botë për përdorimin e kokainës

Shqipëria mund të ndihet “krenare”. Të paktën, në treguesin e përqindjes së përdorimit të kokainës në raport me popullsinë e vendit Sipas një raporti të publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (United Nations Office on Drugs and Crime), ajo renditet në vendin e parë midis 20 vendeve në botë për konsumin e kokainës për grupmoshën 15-64 vjeç.

Sipas raportit, që merr në konsideratë të dhënat zyrtare të vitit 2015, 2.5 për qind e popullsisë së Shqipërisë konsidirohet si konsumatore e kokainës, duke lënë pas Skocinë me 2.34% dhe Shtetet e Bashkuara me 2.3%.

Shqipëria, si numri një është disi surprizë”, - shkruan portali Ladbible.com, që kujton se Kolumbia, eksportuesi më i madh i kokainës në botë, renditet në vendin e 34-t përsa i përket përqindjen së përdorimit të kokainës.

 

RENDITJA

Kjo është renditja e 20 vendeve me përqindjen më të lartë të përdorimit të kokainës në raport me popullsinë. 1.Shqipëria - 2.5% 2.Skocia - 2.34% 3.Shtetet e Bashkuara - 2.3% 4.Anglia dhe Uellsi - 2.25% 5.Spanja - 2.2% 6.Australia - 2.1% 7.Uruguai - 1.8% 8.Kili - 1.73% 9.Holanda - 1.6% 10.Irlanda - 1.5% 11.Kanadaja - 1.46 12.Aruba - 1.3% 13.Bermuda - 1.3 14.Gana - 1.1% 15.Italia - 1.1% 16.Franca - 1.1% 17.Izraeli - 1.07% 18.Islanda - 1.06% 19.Kosta Rika - 1.06% 20.Luksemburgu - 1.04% Sipas, raportit në fjalë, janë 17 milionë përdorues të kokainës në botë, ndërkohë që 35% e grupeve kriminale janë të përfshirë në shpërndarjen e drogërave të ndryshme. (d.f/Tpz.al)