TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratik, Oerd Bylykbashi, ka qenë në studion e “Opinion” në News24 këtë të diel për të komentuar situatën politike, akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe reformën zgjedhore.
Bylykbashi tha se opozita do të ketë përshkallëzim të aksioneve të saj pavarësisht nga vendimi në parlament për Tahirin dhe se populli, jo vetëm ai opozitar por edhe elektorati gri po karikohet.
“Edhe në Maqedoni diçka e tillë ndodhi. Ajo që është e sigurt, PD dhe gjithë opozita do përshkallëzojnë qëndrimet e tyre. Nuk mund të lihet si një skandal tjetër i një ministri apo ish-ministri. Kjo duhet të ikë tani”, deklaroi Bylykbashi, raporton “BalkanWeb”.
Bylykbashi tha se, Tahiri kërcënoi prokurorët në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores dhe se Rama kërkon të ndajë publiku por se nuk do ta arrijë sepse hetimit ndaj ish-ministrit do të vijojë pavarësisht nëse arrestohet ose jo duke paralajmëruar edhe arrestime të funksionarëve të tjerë.
“Unë do të doja shumë që Tahirin dhe këdo tjetër ta shihja të gërmushej para gjyqtarëve të Krimeve të Rënda. Do doja Edi Ramën të shkonte të asistonte para gjyqtarëve të Krimeve të Rënda. Do doja ta shihja si do t’i etiketonte të gjithë gjyqtarët që po i bëjnë varrin lidhjeve të krimit me politikën. Saimir Tahiri ka prerë biletën e vet. Kaq sa ka dalë është pak, për zyrtarë të niveleve të ndryshme”, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.